back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuSportiGoditi me shuplakë vajzën e tij/ Trajneri Valmir Fetiu suspendohet për gjashtë...

Goditi me shuplakë vajzën e tij/ Trajneri Valmir Fetiu suspendohet për gjashtë muaj

Gjatë ditës së djeshme (e diel) opinioni sportiv dhe më gjerë u trondit nga disa pamje të cilat u publikuan me shpejtësi në mediat e rajonit.

Bëhej fjalë për trajnerin e taekwondos, Valmir Fetiu, i cili në ato pamje shihet duke goditur me shuplakë një garuese tetë vjeçare nga Kosova, që më vonë u mësua se ishte në fakt vajza e tij.

Këtë gjest, ai e kishte bërë pak momente pasi ajo pësoi humbje ndaj rivales serbe, ndërsa më vonë në një prononcim të tij për media, Fetiu kishte thënë se e ka bërë me qëllimin për ta qetësuar.

Sidoqoftë, përkundër kërkimfaljes dhe sqarimit të tij, Fetiu nuk i ka shpëtuar dënimit pas këtij akti të kryer.

Bordi Mbikëqyrës i Garave në Kampionatin Evropian të Kadetëve 2024 në Tiranë, ka marrë vendim që ta suspendojë trajnerin për gjashtë muaj, për sjelljen e tij agresive ndaj garueses në përfundim të ndeshjes./ Telegrafi

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat