Arsenali ka marrë një goditje të rëndë teksa ka humbur shërbimet e Kai Havertz për pjesën e mbetur të sezonit për shkak dëmtimi.
Kriza e lëndimeve thellohet edhe më shumë për skuadrën e Mikel Artetës, që tashmë duhet të bëjë pa disa lojtarë kryesorë.
Kujtojmë se edhe Gabriel Jesus ka përfunduar përpara kohe sezonin, po për të njëjtën arsye. Arsenali synon që të fitojë titullin në Premier League dhe do të garojë deri në fund me Liverpoolin.