Milot Rashica protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një gol mjaft të bukur me Besiktas, në ndeshjen ndaj Bilbaos, e vlefshme për Europa League.
Rashica shpërblen kështu në mënyrën më të mirë të mundshme, besimin e dhënë nga trajneri i ri i skuadrës turke, Solskjaer.
Për 28 vjeçarin, ky është sezoni i dytë me Besiktas, teksa më herët është aktivizuar në radhët e Galatasaray.