back to top
2.5 C
Tirana
E premte, 21 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGoogle arrin marrëveshjen 32 miliardë dollarëshe për blerjen e startupit të sigurisë...

Google arrin marrëveshjen 32 miliardë dollarëshe për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike

Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka arritur një marrëveshje për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike Wiz për 32 miliardë dollarë raportoi The Financial Times ditën e Marte ndërsa citonte burime të afërta me çështjen.

Blerja e Wiz do të fuqizonte biznesin cloud të Google duke konkurruar më mirë me rivalët si Amazon dhe Microsoft. Marrëveshja do të ishte blerja më e madhe e Alphabet, shumë më e lartë sesa 23 miliardë dollarë që do të paguante për Wiz po të kishte mbyllur blerjen vitin e kaluar.

Wiz u tërhoq nga marrëveshja për shkak të presionit rregullator. Asokohe Wiz tha se do të përqendrohej tek oferta fillestare publike (IPO.)

Pritet që blerja të bëhet publike ditën e sotme thoshte raporti i FT ndërsa asnjëra prej kompanive nuk ka komentuar. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat