back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGoogle lançon modelet e reja AI që “arsyetojnë”

Google lançon modelet e reja AI që “arsyetojnë”

Google lançoi modelin e shumëpritur AI Gemini 2.0 Pro Experimental ditën e Mërkure. Debutimi vjen si pjesë e një serie lançimesh të modeleve AI.

Kompania gjithashtu ka krijuar modelin e saj që “arsyeton” Gemini 2.0 Flash Thinking dhe është i disponueshëm në aplikacionin Gemini.

Vlen të theksohet se Google po i lançon këto modele AI ndërsa bota e teknologjisë u trondit nga modele me kosto të ulët ofruar nga startupi Kinez AI dhe fuqi të lartë arsyetimi.

Modelet e DeepSeek jo vetëm që janë në nivelin e modeleve AI lider ofruar nga kompanitë teknologjike Amerikane, por shpeshherë qëndron mbi to. Në të njëjtën kohë bizneset mund të aksesojnë modelet e DeepSeek përmes API-të së kompanisë me një kosto thuajse të papërfillshme.

Në Dhjetor të dy kompanitë, Google dhe DeepSeek lançuan modelet e tyre që arsyetojnë, por DeepSeek R1 mori më shumë vëmendje. Google siç duket po përpiqet të nxjerrë më tepër në pah Gemini 2.0 Flash Thinking përmes aplikacionit të saj Gemini.

Sa i përket Gemini 2.0 Pro, pasardhësi i Gemini 1.5 Pro që Google lançoi në Shkurt të 2024, kompania thotë se është modeli më i fuqishëm i saj. Google ka vendosur të sjellë një variant eksperimental të Gemini 2.0 Pro dhe që do të jetë i disponueshëm për abonentët e Gemini Advanced.

Shkëlqen në kodim dhe pyetje komplekse dhe mund të thërrasë mejte si Google Search apo të ekzekutojë kod në emër të përdoruesit. Ka një dritare konteksti prej 2 milionë tokenë, që do të thotë se mund të përpunojë 1.5 milionë fjalë për kërkesë.

E shprehur në një mënyrë tjetër, modeli më i ri i AI i Google mund të gëlltisë të shtatë librat në serinë e Harry Potter në një kërkesë të vetme dhe të ketë ende rreth 400,000 fjalë të mbetura. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat