back to top
2.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGoogle zhvillon sistemin e Inteligjencës Artificiale që parashikon katastofat natyrore 15 ditë...

Google zhvillon sistemin e Inteligjencës Artificiale që parashikon katastofat natyrore 15 ditë përpara

Google me inteligjencë artificiale është e aftë të bëjë parashikime moti 15-ditore me saktësi të pashoqe.

Mediat e huaja thonë se kjo mund të shpëtojë jetë ndërsa katastrofat klimatike shumëfishohen. Modeli GenCast i krijuar nga DeepMind, laboratori i kërkimit të inteligjencës artificiale të Google me bazë në Londër, “tregoi aftësi më të mira parashikuese”.

Qendra Evropiane për Parashikimet Meteorologjike me Distanca të Mesme aktualisht prodhon parashikime për 35 vende dhe konsiderohet një referencë botërore për sa i përket saktësisë meteorologjike.

Modeli i Google, i zhvilluar gjatë katër dekadave nga viti 1979 deri në vitin 2018 bazuar në të dhëna të caktuara, temperatura, shpejtësia e erës dhe presioni atmosferik,  mund të prodhojë një parashikim 15-ditor në vetëm tetë minuta.

“GenCast ofron parashikime më të mira të motit të përditshëm dhe ngjarjeve ekstreme…deri në 15 ditë përpara”, tha Google në një deklaratë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat