back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGrabiti 5.4 mln euro në aeroportin e Rinasit/ Dënohet me 18 vite...

Grabiti 5.4 mln euro në aeroportin e Rinasit/ Dënohet me 18 vite burg Talo Çelo

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënon me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën.

Ai është shpallur fajtor për grabitjen e 5.4 milion eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019.

Ai akuzohet se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me qëllim që të futej lehtësisht në pistën e Rinasit, ku ndodhi edhe grabitja. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe vëllezërit Haxhia, ku njëri prej tyre, konkretisht Viktori dyshohet se mori pjesë në modifikimin e furgonit.

Njoftimi i GJKKO-se:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale nr. 136, datë
19.12.2019, në ngarkim të të pandehurve Talo Çela, etj…”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim
    të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
    Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa
    Ulliri, me vendimin Nr. 69, datë 21.11.2024 vendosi:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Talo Jonuz Çela, për kryerjen e veprës
    penale “Vjedhja me armë”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit
    atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga
    organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga
    neni 140 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e
    tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Talo Jonuz Çela, për kryerjen e veprës
    penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe
    i municionit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit
    të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata
    kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 278/1 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të bëra me ligjin
  4. nr. 44/2019, datë 18.7.2019) dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të
  5. Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Talo Jonuz Çela, për kryerjen e veprës
    penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i
    Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  7. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri
    Talo Jonuz Çela, dënohet me një dënim të vetëm prej 18 (tetëmbëdhjetë)
    vjet burgim.
  8. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Talo Jonuz Çela, në një burg
    të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr.
    81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME
    BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  9. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara të mbeten në
    ruajtje për efekt të procedimit penal të ndarë me nr. 136/1, të vitit 2020.
    Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
  10. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake si dhe ato
    gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
  11. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të
    Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15
    (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të
    këtij vendimi.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat