back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniGreqi, mbi 10,000 nxënës janë pezulluar për shkak të përdorimit të telefonave...

Greqi, mbi 10,000 nxënës janë pezulluar për shkak të përdorimit të telefonave celularë gjatë mësimit

Në Greqi, nga fillimi i vitit shkollor në shtator deri më sot, janë pezulluar gjithsej 10,700 nxënës për shkak të shkeljes së ndalimit për përdorimin e telefonave celularë në shkolla gjatë orëve të mësimit, njoftoi dje ministri grek i Arsimit, Kyriakos Pierakakis.

Rregullorja për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë nga nxënësit gjatë orëve të mësimit u vendos në fillim të këtij viti me qëllim uljen e ndërprerjeve në procesin mësimor, raporton Kathimerini.

Sipas rregullores, shkelësit për herë të parë përballen me një pezullim njëditor nga mësimi, ndërsa ata që e përsërisin shkeljen mund të largohen nga mësimi për një periudhë më të gjatë.

Kjo masë plotëson një rregullore të mëparshme kundër bullizmit kibernetik, e cila parashikon largimin nga shkolla të nxënësve që filmojnë shokët e tyre dhe i publikojnë videot online me qëllim talljeje ose fyerjeje, rikujtoi gazeta greke.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat