Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.
Nga e diela, disa pjesë të Greqisë u përfshinë nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten.
Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00.
Urdhri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj.
Punëdhënësve iu kërkua, gjithashtu, të ofrojnë mundësi pune nga distanca.
Në Athinë nuk u mor ndonjë masa emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë.
Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa parashikojnë një rënie të lehtë, në rreth 35 gradë, kah fundi i javës.