back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaGroenlanda i përgjigjet presioneve: Sovraniteti nuk negociohet

Groenlanda i përgjigjet presioneve: Sovraniteti nuk negociohet

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi se Groenlanda nuk është një territor që mund të aneksohet apo të merret me vullnetin e kujtdo, duke theksuar se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të ishullit është parimore dhe e panegociueshme.

Nielsen vuri në dukje se mbështetja e aleatëve evropianë dhe e NATO-s është thelbësore për garantimin e sigurisë së Groenlandës, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të trajtojnë çdo çështje që lidhet me Groenlandën përmes dialogut dhe diplomacisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e integritetit territorial.

Në një postim në rrjetet sociale, Nielsen bëri të ditur se Groenlanda ka intensifikuar aktivitetet diplomatike dhe politike vitet e fundit për të theksuar se vendimet për të ardhmen dhe kufijtë e saj merren nga vetë banorët e ishullit. Sipas tij, kjo qasje ka sjellë rezultate konkrete, duke reflektuar një mbështetje të fortë ndërkombëtare.

Kryeministri i Groenlandës nënvizoi se një sërë liderësh evropianë, përfshirë Presidentin francez Emmanuel Macron, Kancelarin gjerman Friedrich Merz, Kryeministrat e Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe, Giorgia Meloni, Donald Tusk, Pedro Sánchez dhe Keir Starmer, si dhe Kryeministren daneze Mette Frederiksen, kanë shprehur mbështetje të qartë për Groenlandën dhe respektimin e integritetit të saj territorial.

“Në një kohë kur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare po vihen në pikëpyetje, kjo mbështetje është jashtëzakonisht e rëndësishme”, u shpreh Nielsen, duke falënderuar aleatët për solidaritetin e treguar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat