Autoriteti irlandez i mbrojtjes së të dhënave (DPC) po heton se si Grok, aplikacioni me AI i platformës teknologjike X në pronësi të Elon Musk, përdor të dhënat personale për të trajnuar modelin e saj.
Vitin e kaluar, DPC ngriti procedura gjyqësore kundër kompanisë për shkelje të të drejtave të privatësisë kur platforma ndryshoi në heshtje cilësimet e të dhënave për të zgjedhur automatikisht trajnimin e modelit të saj të ri me AI, i cili konkurron me ChatGPT të OpenAI dhe Gemini të Google.
Bëhet e ditur se X më pas u zotua të ndalonte përpunimin e të dhënave, pas së cilës ato u bënë të disponueshme në BE.
Megjithatë, DPC duket se nuk është e kënaqur me ndryshimet, shkruan euronews.
Ajo tha në një deklaratë, të bërë publike të premten vonë se “hetimi do të shqyrtojë pajtueshmërinë me një sërë dispozitash kryesore të GDPR, duke përfshirë ligjshmërinë dhe transparencën e përpunimit”.
Ndryshe, disa platforma teknologjike, duke përfshirë Google, Meta dhe X, kanë futur veçoritë e AI në Evropë në javët e fundit, duke pretenduar se prezantimi në BE zgjati më shumë për shkak të vështirësive rregullatore.
Nëse shpallet fajtor për një shkelje të GDPR-së, X mund të përballet me një gjobë deri në 20 milionë euro, ose deri në 4% të gjiros totale globale, cilado qoftë më e lartë.