back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGrupi parlamentar i PD-së nën komandën e Bardhit/ Lëvizje të reja në...

Grupi parlamentar i PD-së nën komandën e Bardhit/ Lëvizje të reja në drejtim dhe komunikim

Gazment Bardhi është rikthyer në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, një vendim që u bë publik nga vetë Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme me deputetët.

Ky emërim vjen pas një periudhe tensioni dhe debatesh brenda grupit parlamentar, ku disa deputetë kishin shprehur shpresën se mund të merrnin drejtimin e grupit. Megjithatë, Berisha vendosi të rikofirmojë Bardhin në krye, duke marrë parasysh angazhimin dhe sulmet e tij të vazhdueshme ndaj sistemit të drejtësisë, që duket se kanë bindur liderin e PD-së për të vazhduar bashkëpunimin me të.

Përveç Bardhit, Berisha ka bërë edhe një sërë emërimesh të tjera brenda grupit parlamentar:

Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti emërohen si zëvendëskryetarë të grupit parlamentar.

Elda Hoti do të shërbejë si sekretare e grupit parlamentar.

Lediana Aliolli është emëruar si zëdhënëse e grupit parlamentar, duke marrë përgjegjësinë për komunikimin me publikun dhe mediat.

Ky ndryshim në strukturën e grupit parlamentar pritet të konsolidojë drejtimin e PD-së në parlament dhe të forcojë komunikimin e brendshëm dhe publik të partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat