back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiGudjufi dhe skema, çfarë ndryshoi te Partizani pas ikjes së Veselinoviç

Gudjufi dhe skema, çfarë ndryshoi te Partizani pas ikjes së Veselinoviç

Ish-trajneri Aleksandar Veselinoviç dhe drejtori Arbër Abilaliaj duket se nuk kanë pasur përputhje në mendimet e tyre sesi skuadra duhet të qaset në fushën e blertë.

Kjo u duk që në ndeshjen e parë që Abilaliaj mori drejtimin e skuadrës. Nëse Veselinovicc kishte zgjedhir t’i “paralizonte” krahët sa i përket aspektit sulmues duke luajtur me lojtarë që nuk dinë të sulmojnë, Abilaliaj vendosi në ato role lojtarë që mendojnë edhe për ofensivën.

Përmendim këtu Podstrelov, që u kthye më pas si mesfushor i djathtë dhe Atanaskoski, që është lojtar tipik i majtë. Ndryshe nga serbi, që e rendiste skuadrën me skemën 4-3-3 jo ofensive, drejtori i rreshtoi 3-4-3 dhe ofensivës i kushtohej më shumë rëndësi.

Jo se Partizani shkëlqeu, por një fije përmirësimi e kishte. Ndryshime kishte edhe në emra.

Veselinoviçi e kishte “aneksuar” Gudjufin që nga ardhja e tij, jo se nuk kishte cilësi, por sepse e kishin transferuar pa e pyetur. Me ardhjen e Abilaliajt, i riu u katapultua menjëherë në formacion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat