back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetHakerët sulmojnë Postën Shqiptare/ Institucionet në alarm

Hakerët sulmojnë Postën Shqiptare/ Institucionet në alarm

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka reaguar lidhur me sulmin e hakerëve iranianë ndaj sistemit të Posta Shqiptare, duke theksuar se situata është nën kontroll dhe shërbimet vijojnë pa ndërprerje.

Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, Demo bëri me dije se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), së bashku me ekspertë të Postës Shqiptare, po zhvillojnë një analizë të detajuar për të kuptuar plotësisht natyrën dhe pasojat e sulmit.

Sipas tij, deri më tani nuk ka të dhëna që tregojnë për informacione të enkriptuara që mund të jenë bërë të paaksesueshme për institucionin, ndërsa operacionet e përditshme vijojnë normalisht.

“Është duke u zhvilluar një analizë nga AKSHI dhe ekspertët e Postës Shqiptare. Ajo që mund të themi është që shërbimet e postës vijojnë normalisht. Nuk ka të dhëna për informacione të enkriptuara që janë të paaksesueshme nga posta. Duhet të presim raportin e institucioneve,” u shpreh Demo.

Ai theksoi gjithashtu se autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen kibernetike po rrisin vazhdimisht kapacitetet dhe garancitë për sigurinë digjitale, duke shtuar se jo të gjitha institucionet janë ende të përfshira në ombrellën e plotë të kësaj mbrojtjeje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat