back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 25 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetHaklaj akuzon PD dhe PS: Kanë fshirë çështjen kombëtare nga programet elektorale

Haklaj akuzon PD dhe PS: Kanë fshirë çështjen kombëtare nga programet elektorale

Azgan Haklaj, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës nën logon e Demokratëve Euroatlantikë, kritikon dy partitë e mëdha PD dhe PS se kanë fshirë çështjen kombëtare nga programet e tyre elektorale.

Në një postim në rrjetet sociale, Haklaj thekson se “edhe diktatori Hoxha në kongreset që i kishte më pak luksoze sesa këta i kushtonte formalisht një kapitull në fjalimet e tij Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare”.

Sipas tij, Tirana zyrtare ka harruar shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë pavarësisht se Kosova kërcënohet, ata në Maqedoninë e Veriut agresohen, të Mal të Zi dhe Luginës së Preshevës që vazhdojnë të pakësohen prej politikave me natyre antishqiptare apo edhe trojet çame në veri të Greqisë.

“Nëse do të ringjitem prapë në podiumin e Parlamentit të Shqipërisë harta e trojeve dhe popullsisë amtare e vizatuar në ndërgjegjen dhe shpirtin tim do të hapet e mbrohet ç’do çast jo me thirrje agresive por mbi parime të qarta demokratike, humane e euroatlantike”, shkruan ai.

“Zullumqarët po tallen me shqiptarët me barcoletat e fjalorin përvers ndaj 11 maji duhet të jetë “darka e fundit”e këtyre karagjozëve”, thekson Haklaj.

Postimi 
Pse mungon çështja kombëtare në programet elektorale të Rilindjes dhe Rithemelimit??!!

Në emër të atdheut!

Eshtë e papranueshme në mos nën sens dhe e denueshme teksa fushata zgjedhore po shkon drejt fundit dhe me asnjë rrjesht e fjali nuk janë prononcuar dyshja Rama-Berisha për çështjen kombëtare shqiptare.

Edhe diktatori Hoxha në kongreset që i kishte më pak luksoze sesa këta i kushtonte formalisht një kapitull në fjalimet e tij Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.

Ndërsa sot heshtje varri nga oligarkia politike e Tiranës.

Në kushtetutën e vendit e kemi të sanksionuar përgjegjësinë konstitucionale për popullsinë shqiptare që jeton në trojet etnike jashtë atdheut, por “Baballarët” e katraurës ekonomike e autokratike nuk merakosen për Kosovën e cila po zvetnon e rrezikon mbështetjen ndërkombëtare, apo për Maqedoninë e Veriut ku nacional-shovinistët në pushtet po orvaten të nxjerrin jashte ligjit gjuhën tonë amëtare.

Asnjëri nuk merakoset për trojet çame nën Greqi për pozojnë me puthje e përqafime me belerët e organizatës terroriste “Mavi”.

Asnjëri nuk shqetësohet për Preshevën e Ulqinin.

Ky është një akt turpi që shqiptarët në atdhe e diasporë duhet t’i ndëshkojnë me dt 11 maj vetëm me votë.

As integrimet dhe pasaporta imagjinare komunitare e Edi Ramës, as nacionalizmi fals i Sali Berishës teksa rezonon me neokomunistin Albin Kurti nuk e fshehin dot çmendurinë e tyre politike që bie erë të rëndë duke injoruar çështjen kombëtare shqiptare.

Kjo është e papranueshme,e paprecedent dhe e denueshme.

Kjo ka shpjegimet e veta të trishtueshme dhe kushdo e ka të qartë pasi këta pengmarrës të demokracisë kërkojnë vota jo për shqiptarët dhe shqiptarinë por për të vazhduar sundimin me pengmarrjen e demokracisë dhe hajninë.

Nëse do të ringjitem prapë në podiumin e Parlamentit të Shqipërisë harta e trojeve dhe popullsisë amtare e vizatuar në ndërgjegjen dhe shpirtin tim do të hapet e mbrohet ç’do çast jo me thirrje agresive por mbi parime të qarta demokratike, humane e euroatlantike.

Askush nuk mund të ma ndalojë piskamën time për Kosovën që po kërcënohet, për gjuhën e te drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që po agresohen, për popullsinë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanovc që po atrofizohet, për Ulqinin që po rrezikohet apo për Prevezën e trojet çame që po harrohen.

Ky nuk është premtim elektoral por subkoshiencë e cila duhet të dominojë politikën shqiptare.

Por fatkeqësisht realiteti është i hidhur!

Zullumqarët po tallen me shqiptarët me barcoletat e fjalorin përvers ndaj 11 maji duhet të jetë “darka e fundit”e këtyre karagjozëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat