back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaHapet fondi i pestë për dëmshpërblimet e ish-të dënuarve politikë

Hapet fondi i pestë për dëmshpërblimet e ish-të dënuarve politikë

Ministria e Financave ka nisur procedurën e pagesës për këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore, që përfshin trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist.

Ky proces bëhet në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave për afatet dhe skemën e shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit.

Për trashëgimtarët joparësorë, dokumentacioni i kërkuar përfshin: dëshmi trashëgimie ligjore, certifikatë vdekjeje të ish-të dënuarit politik dhe certifikatë të trungut familjar për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më, si dhe numrat e llogarive bankare.

Personat që nuk përmbushin kriteret për këtë këst, mund të përfitojnë në fazat e mëvonshme, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit në faqen zyrtare.

Ministria e Financave ka publikuar gjithashtu listën e parë të dosjeve që do përfitojnë këstin e pestë, duke ndjekur radhën e pagesave të kryera gjatë viteve të mëparshme dhe duke verifikuar dokumentacionin e depozituar për çdo dosje individuale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat