back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuSporti“Harakiri” i Ajax, PSV “parakalon” kryeqytetasit 90 minuta nga fundi i kampionatit...

“Harakiri” i Ajax, PSV “parakalon” kryeqytetasit 90 minuta nga fundi i kampionatit holandez

Ajax humbi dy pikë të vlefshme në garën për titullin, pasi nuk arriti të kalojë pengesën e quajtur Groningen në një ndeshje të luftuar fort në “Euroborg”, duke humbur edhe primatin vetëm 90 minuta nga fundi, pasi parakalohet nga kampionët në fuqi të PSV.

Skuadra nga Amsterdami konfirmoi krizën e thellë të rezultateve, kur pas humbjes në shtëpi 0-3 në sfidën e 3 ditëve më parë ndaj Nec, vjen edhe ky barazim 2-2 vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes që me shumë gjasa u heq nga dora titullin këtë sezon kryeqytetasve. Ajax kaloi dy here në avantazh me Gaaei në pjesën e pare dhe Wout Weghorst në të dytën, por vendasit nuk u dorëzuan  teksa fillimisht gjetën barazimin 1-1 me van Bergen, ndërsa vetëm në minutën e 9 shtesë pas një rrëmuje në zonë ishte Blokziji që realizoi golin e barazimit përfundimtar 2-2. Dy barazime e dy humbje në 4 ndeshjet e fundit I kushtojnë vendin e pare ekipit të drejtuar nga tekniku Italian Farioli.

Vend të parë që e rrëmben 90 minuta nga fundi i sezonit kampionët e PSV, që të mërkurën në mbrëmje bënë detyrën në Philips Stadion, teksa triumfuan 4-1 ndaj Heracles. Për vendasit sfida u zgjidh që në pjesën e pare teksa realizuan 4 herë, falë dopietave të Tillman dhe Saibarit.

90 minuta nga fundi në Eredivise, PSV udhëheq me 76 pikë e ndjekur nga Ajax me 1 pikë më pak. Java e 34 dhe e fundit zhvillohet e gjitha të dielën, aty ku PSV luan në transfertë ndaj Sparta Rotherdam, ndërsa Ajax pret në shtëpi Twenten

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat