back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaHarta e ishullit me flamurin amerikan/ Danimarka: Të respektohet integriteti territorial i...

Harta e ishullit me flamurin amerikan/ Danimarka: Të respektohet integriteti territorial i Groenlandës

Ambasadori i Danimarkës në Shtetet e Bashkuara bëri thirrje këtë të dielë për respektimin e integritetit territorial të Groenlandës. Ky reagim ka ardhur pas një postimi në “X” nga gruaja e zëvendësshefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller.

Katie Miller postoi një foto të Groenlandës me flamurin amerikan në llogarinë e saj X të shtunën. Fotografia shoqërohej me një mbishkrim që shkruante me shkronja kapitale: “SË SHPEJTI”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë disa herë gjatë vitit 2025 se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, duke përmendur arsye sigurie dhe interes në burimet minerale të ishullit.

Groenlanda dhe Danimarka e kanë hedhur poshtë idenë. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pas vendimit të Trump në fund të dhjetorit për të emëruar guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry si të dërguar special në Grenlandë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat