back to top
28.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaHaxhiu e gatshme të tërhiqet nga kandidatura

Haxhiu e gatshme të tërhiqet nga kandidatura

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit të Kosovës nëse nuk siguron së paku 61 vota në një proces votimi të fshehtë, ashtu siç parashihet me Kushtetutën.

Në një konferencë për media të mbajtur pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Haxhiu u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në votim, siç kërkohet nga ligji.

“Nuk jemi ngutur të japim deklarime publike lidhur me aktgjykimin, për dallim nga deklarata të tjera politike që nuk janë të bazuara në të. Për mua, pozita e kryetares së Kuvendit është një detyrë që kërkon pjekuri, përmbajtje dhe gatishmëri për t’u shërbyer të gjithë deputetëve pa dallim”, tha Haxhiu, shkruan Telegrafi.

Duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Haxhiu nënvizoi se ky vendim nuk e ndalon votimin e fshehtë, përkundrazi, ai e parashikon atë si një mundësi. Ajo citoi pikën 128 të aktgjykimit të 26 gushtit 2014, e cila kërkon që të gjithë deputetët të marrin pjesë në votim – për, kundër ose abstenim.

“Akgjykimi po ashtu e cton dhe e vërteton pikën 128 nga aktgjykimi i 26 gushtit të vitit 2014 i cili thotë se të gjithë deputetët duhet të votojnë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për, kundër dhe abstenim. Prandaj me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës ashtu siç ka kërkuar edhe Gjykata Kushtetuese nëse unë si kandidate e propozuar nga LVV-ja nuk i marr së paku 61 vota tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit”, tha ndër të tjera Haxhiu. /Telegrafi/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat