Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila ishte kandidate për kryetare të Kuvendit tha se seanca e sotme dëshmoi se problemi nuk është emri i saj, por problemi i mosvotimit për kreun e Kuvendit është me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haxhiu theksoi se partitë tjera, PDK, LDK, AAK janë bashkë me Listën serbe, ndonëse sipas saj, pas propozimit të kryesuesit Avni Dehari për votim të fshehtë kjo parti akuzohej për marrëveshje me Listën serbe.
“Besoj që sot jeni bindur që problem nuk ka qenë emri im, problemi është me Vetëvendosjen. Pra, opozita bashkë me Listën serbe, sepse sot edhe njëherë u dëshmua se PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe janë bashkë…”, tha ajo.
“Për shembull kur kryesuesi i seancës vendoste për votim të fshehtë ne akuzoheshim nga njerëzit e PDK se po insiston për votim të fshehë se kemi marrëveshje me Listën serbe… Sot u dëshmua se këtë marrëveshje e kanë PDK, LDK, AAK, në të linjë me Listën serbe”, tha ajo.
Sipas saj, sot u dëshmua se LVV nuk ka pasur marrëveshje me Listën serbe, nuk ka dhe nuk do të ketë.