back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Hero kur je me mua, tradhtar dhe i shitur kur më del...

“Hero kur je me mua, tradhtar dhe i shitur kur më del përballë”/ Rama thumbon Berishën

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” kishte të ftuar 3 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë.

Gjatë bisedës me të rinjtë, Rama u shpreh se “puna e tradhtarëve e të shiturve është histori banale në vendin tonë”, referuar largimit të tyre nga FRPD-ja.

Kreu i qeverisë iu drejtua duke u thënë që “është karakteristikë e partisë suaj ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë’, është banal”.

“Kjo puna e tradhtarëve, të shiturve, të blerëve është një histori shumë banale në vendin tonë.Dhe me thënë të drejtën është karakteristikë e partisë suaj kjo.

Unë besoj se është karakteristikë e partisë suaj për shkak të mendësisë së partisë së madhe të asaj tjetrës, që vazhdon tek partia juaj, nëpërmjet e dini ju se kujt sepse nuk dua t’iu fus nëpër situata provokative që ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë”, është banale, por s’keni çfarë bëni do ta hiqni”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat