back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaHetim i fshehtë?/ BKH kontrollon banesat dhe bizneset e Ergys Agasit, SPAK...

Hetim i fshehtë?/ BKH kontrollon banesat dhe bizneset e Ergys Agasit, SPAK hesht

Dy skuadra të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të shoqëruar nga forcat e Policisë së Shtetit, kanë zbatuar sot në mëngjes një urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke ushtruar kontrolle në disa ambiente të lidhura me biznesmenin Ergys Agasi.

Sipas burimeve mediatike, janë kontrolluar katër ambiente në total, përfshirë banesat e Agasit në Durrës dhe Tiranë, si dhe dy njësi biznesi që ai zotëron.
Veprimet janë kryer nën drejtimin e prokurorëve të SPAK, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi arsyet apo objektin e këtij hetimi.

Nuk dihet ende nëse kontrollet janë pjesë e një hetimi për korrupsion, pastrim parash apo lidhje të mundshme me veprimtari kriminale. Burime pranë institucioneve ligjzbatuese theksojnë se procedura është ende në fazë konfidenciale.

SPAK pritet të dalë me një qëndrim zyrtar në orët apo ditët në vijim, por zhvillimet e sotme sinjalizojnë një hetim në shkallë të gjerë që përfshin emra të njohur të biznesit në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat