back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetHetimet ndaj Belinda Ballukut/ Kryemadhi: Namin e ka që është garipe dhe...

Hetimet ndaj Belinda Ballukut/ Kryemadhi: Namin e ka që është garipe dhe bobe

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e kritikuar ashpër për veprimet e saj në tenderin e diskutuar së fundmi.

Gjatë një interviste në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Kryemadhi tha se Balluku i ka qëndruar besnike kryeministrit Edi Rama dhe veprimet e saj tregojnë se ajo i bindet urdhrave të tij. “Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë,” u shpreh ish-kryetarja e LSI-së.

Sipas Kryemadhit, tenderi për të cilin po diskutohet ishte përgatitur në mënyrë të rregullt, por më pas u ndryshua me urdhër “nga lart” dhe u zbatuar sipas udhëzimeve të asaj që Kryemadhi e quajti “palloshi i gjatë”. Ajo shtoi se ndërhyrja për anulimin e tenderit ishte kërkesë direkte nga kryeministri Rama: “Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat