back to top
1.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetHetimi mbi veprimtarinë e USAID-it/ Berisha: Në krye të listës së shpërdorimeve...

Hetimi mbi veprimtarinë e USAID-it/ Berisha: Në krye të listës së shpërdorimeve qëndron qeveria e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit qeverinë Rama për shpërdorimin e fondeve të USAID-it, duke theksuar se ato janë përdorur për pasurimin e elitës së korruptuar dhe për shkatërrimin e opozitës në Shqipëri. Berisha tha se emrat kryesorë të përfshirë në këtë korrupsion janë Edi Rama, Delina Fico, dhe Linda Rama. Kryedemokrati, Sali Berisha e cilësoi përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë për qëllime korruptive, duke aluduar për një marrëveshje të dyshimtë ndërmjet këtyre individëve dhe financimeve të SHBA-ve për projekte që nuk kanë përmbushur objektivat e konsolidimit të demokracisë.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se qeveria shqiptare ka shpërndarë 10 milionë euro nga USAID-i për projekte të dyshimta dhe kërkoi llogari për udhëtimin e Edi Ramës në Mynih. Berisha gjithashtu foli lidhjet e Edi Ramës dhe partnerëve të tij, si Delina Fico dhe Linda Rama, me Xhorxh Sorosin dhe përfshirjen e tyre në projekte të financuara nga USAID, të cilat sipas tij kanë qenë të paligjshme dhe anti-kushtetuese. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë aktuale për vjedhje dhe shpërndarje të parave të USAID-it dhe kërkoi që ata të japin llogari për këto abuzime.

FJALA E PLOTË

Ku është Shqipëria, dhe ku është parlamenti.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të dhënat paraprake nga hetimi mbi veprimtarinë e USAID-it dëshmoi që në krye të listës së shpërdorimeve të kësaj agjencie qëndron Shqipëria, qëndron qeveria e Edi Ramës, ish-bashkëshortja e dikurshme dhe bashkëshortja aktuale e tij.

USAID nga një agjenci që kishte për mision ndihmën e vendeve që dolën nga diktaturat dhe konsolidimet e demokracisë, në vitet e fundit u shndërrua në një gjenerator të fuqishëm të korrupsionit, të abuzimit masiv me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të përdorimit të këtyre parave për pasurimin e elitës së korruptuar të ekstremit të majtë në pushte, për korruptimin e mediave dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, shndërrimit e këtij sistemi në një armë në duart e Edi Ramës.

Në të gjitha këto analiza që bëhen, tre emra janë kryesorë, edhe brenda edhe jashtë. Edi Rama, Delina Fico, Linda Rama. Mos mendoni ju se këto do kapërdihen lehtë. Këto nuk kapërdihen, e keni gabim shumë.

Një qendrim mosmirënjohës dhe i përciptë ju akuzon rëndë ju. Kemi detyrim ligjor dhe moral t’u dalim zot në akt mirënjohjeje, por edhe në akt detyrimi ligjor, parave të taksapaguesve të SHBA-ve.

A shërbyen këto programe të USAID-it për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri gjatë viteve të fundit?

E kundërta është e vërtetë. Ato shërbyen sa u takuan me Edi Ramën dhe grupin rreth tij për mbjelljen e korrupsionit, mbjelljen e korrupsionit.

Delina Fico, partnerja aktuale e z.Çuçi dhe ish-bashkëshortja e Edi Ramës nuk ka luajt me mijëra apo dhjetëra e mijëra, me paratë e taksapaguesve në SHBA, por me miliona e dhjetëra miliona.

A e kuptoni ju këtë apo? A e kuptoni çfarë vjedhje të tmerrshme janë bërë nga Edi Rama dhe enturazhi i parave?

Unë e kuptoj se ai do thojë që u bë marrëveshja. Marrëveshja me ish-bashkëshorten. Marrëveshja me partneren e ministrit, ju zhyti ju në zift.

Ata në radhë të parë, por edhe ju që heshtni para kësaj. Marrëveshja për të kontraktuar Linda Ramën për raportet për Edi Ramën. Unë e di që aty, në rastin konkret kontratën mund të mos e këtë USAID-i, por problemi është se SHBA-të kanë qenë financues kryesor i OKB-së, dhe ajo është bërë me paratë e OKB-së.

Prapë, janë paratë e qeverisë amerikane që janë përdorur në mënyrën më kriminale.

A ndodh në botë që gruaja të paguhet për të shkruar raporte për burrin?

A ndodh në botë që paratë që jepen me destinacion kosolidime demokracish të përdoren për të shkatërruar opozitën e një vendi?

Unë e kuptoj, se këtu ti flet, lexon ato që të sjellin. Po bën gabim shumë. Thuaju socialistëve këto, nuk kapërcehen. Jo, jo.

Jo, absolutisht.

Ai nuk u tregon ju për udhëtimin e fundit. Nuk ju tregon. Ua fsheh! Po thirreni njëherë, pyeteni pak. Si të shkoi udhëtimi në Mynih? Se në fjalë ai ishte personazhi kryesor, pa emër, sigurisht.

Po këto tjerat, janë jo më pak të rënda. Janë 10 milionë euro vetëm me një projekt, gjasme ka paguar ndihmësat. Antikushtetuese, antiligjor. Kushtetuta dhe ligji ka përcaktime të qarta se kush mund të jetë ndihmës ligjor.

Po si të mbushë Delina xhepat, atëherë.

A mund të vazhdoni ju kështu, sikur të mos ndodhë asgjë zotëri? A mund të vazhdoni ju, kur çdo ditë lajmet në Uashington denoncojnë qeverinë shqiptare për koluzion të tmerrshëm korruptiv me Xhorxh Sorosin dhe programet e USAID-it?

Si mund të ecet në këtë mënyrë? Ku është Çuçi?

I them: shit ç’të kesh, dorëzo paratë e USAID-it aty! 10 milionshin ua vodhët taksapaguesve amerikanë. I ndatë dhe i shpërndatë, ku janë tani? Na  thoni pak ju?

E mor ju, që hiqeshit si aleatë të Amerikës. Po ju jeni hajna mor, çfarë aleance keni ju? Ja, ky është rasti. Pse duhet t’i përmendim ne ato, duhet t’i përmendi ju të parët.

Po ajo, zonja Rama. Cilat janë burimet e pasurive të saj nga Soros? Sa ka marrë nga Xhorxh Soros dhe sa ka marrë para të bashkuar USAID dhe Soros?

Si mund të dalësh këtu dhe t’u flasësh socialistëve, nuk po përdor atë shprehjen. Si mund t’ju thuash socialistëve ti? Socialistëve t’u thuash këto ti. Nuk u ngopën me paratë e shqiptarëve, vodhën dhe paratë e amerikanëve.

Kjo është e vërteta, kjo është faktuar

A e kuptoni, apo jo?

Ç’keni ju lidhje me zgjedhjet, ju nuk keni asnjë lidhje. Ju jeni në një rrokullisje të madhe. Honet e historisëë ju ju presin, ua them unë ju. Dhe mos ecni si të dehur, sikur nuk ka ndodhur gjë.

Merreni dhe pyeteni, vetëm për Mynihun. Pyeteni, pyeteni pak.

Ndaj, dhe kjo çështje është për ne çështje kryesore.

Vjedhjet kombëtare dhe ndërkombëtare tuajat janë vepra më e rëndë kriminale që ka ndodhur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat