Pak më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK.
Raportohet se Veliaj do të pyetet në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve.
Më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ushtroi kontroll në telefonin e Xoxas.