Hetimi për pasurinë/ Veliaj sërish në SPAK

Pak më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK. Raportohet se Veliaj do të pyetet në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve. Më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ushtroi kontroll në telefonin e Xoxas.