back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 3 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Luftë korrupsionit”/ Hita tregon "dhëmbët" me vartësit

“Luftë korrupsionit”/ Hita tregon “dhëmbët” me vartësit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një takim me drejtorët e qarqeve dhe ata të kufirit, ku ka përcaktuar prioritetet kryesore të punës për periudhën në vijim.

Në fokus të takimit ishte forcimi i kontrollit brenda radhëve të policisë, si dhe intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të paligjshme në vend.

Skënder Hita ka theksuar se një nga objektivat kryesorë është goditja e korrupsionit brenda strukturave policore. Ai ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve dhe kufirit rritje të përgjegjshmërisë dhe standardeve profesionale në ushtrimin e detyrës.

Sipas burimeve, Hita ka sjellë si shembull konkret rastin e fundit në Peqin, ku janë pezulluar 7 efektivë policie, lidhur me një ngjarje të zbuluar në depon e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ku u gjet një sasi kanabisi.

Lufta kundër kanabisit dhe krimit të organizuar

Në takimin me drejtuesit, prioritet i rëndësishëm është vendosur edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Drejtori i Policisë ka kërkuar intensifikim të kontrolleve dhe bashkëpunim më të ngushtë mes strukturave vendore dhe atyre qendrore për identifikimin dhe goditjen e rasteve.

Fokusi te lojërat e fatit dhe sezoni turistik

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i punës do të jetë goditja e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe parandalimi i krimeve gjatë sezonit turistik, kur fluksi i qytetarëve dhe turistëve rritet ndjeshëm.

Skënder Hita ka kërkuar rritje të vigjilencës në zonat turistike, si dhe koordinim më të mirë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Takimi me drejtuesit e policisë konsiderohet një sinjal për një qasje më të fortë ndaj disiplinës së brendshme dhe luftës kundër fenomeneve kriminale. Prioritetet e vendosura pritet të reflektohen në plane konkrete operacionale në terren gjatë javëve dhe muajve në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat