back to top
30.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaHolanda përgatitët për një luftë të mundshme me Rusinë

Holanda përgatitët për një luftë të mundshme me Rusinë

Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshme të armatosur me Rusinë, ka paralajmëruar shefi i inteligjencës ushtarake holandeze.

Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i intelegjencës ushtarake të Holandës, deklaroi për Politico se përshkallëzimi në rritje i provokimeve ushtarake ruse tregon përgatitjet për një luftë të ardhshme, jo vetëm në Ukrainë.

Në vitin 2024, buxheti i mbrojtjes së Rusisë u rrit në 149 miliardë dollarë, një rritje prej 38 përqind  më shumë se vitin e kaluar dhe dyfish më shumë se niveli i vitit 2015.

“Rusia po prodhon shumë më tepër artileri – me ndihmë të huaj – sesa i nevojitet për luftën në Ukrainë,” tha Reesink.

Ai theksoi se Moska jo vetëm që po rimush arsenalin e saj, por po zhvendos fuqinë e saj nxitëse më afër kufijve të NATO-s, përfshirë shtetet baltike dhe Finlandën.

Reesink beson se Rusia nuk mund të jetë gati për luftën e ardhshme brenda një viti nësë prodhimim i armëve vazhdon dhe Kremlini ka ende vullnetin për të luftuar.

“Holanda, ashtu si pjesa tjetër e NATO-s, është në një fazë të gatishmërisë të shtuar”, përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat