back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaHouthët: Është vrarë shefi i shtabit al-Ghamari, dyshohet Izraeli

Houthët: Është vrarë shefi i shtabit al-Ghamari, dyshohet Izraeli

Houthët e Jemenit thanë të enjten se shefi i Shtabit të tyre, Muhammad Abd Al-Karim al-Ghamari, një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të grupit të mbështetur nga Irani, u vra “ndërsa kryente detyrat e tij”.

Pa e fajësuar drejtpërdrejt Izraelin për vrasjen e tij, Houthët thanë se konflikti me Izraelin nuk kishte mbaruar.

Sipas tyre, Izraeli do të “marrë ndëshkimin e tij parandalues për krimet që ka kryer”.

Në gusht, Izraeli shënjestroi shefin e shtabit të grupit, ministrin e mbrojtjes dhe figura të tjera të larta në sulmet ajrore në Sanaa të Jemenit, në të cilat u vranë kryeministri i qeverisë së drejtuar nga Houthët e Jemenit dhe disa ministra të tjerë.

Izraeli kishte thënë atëherë se sulmi ajror kishte shënjestruar al-Ghamarin, ministrin e mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe se po verifikonte informatat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat