back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiHoxha i rilindur me Cannavaron/ Realizon një tjetër gol të bukur

Hoxha i rilindur me Cannavaron/ Realizon një tjetër gol të bukur

Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik në këtë fazë përgatitore që ekipi i tij Dinamo Zagreb po zhvillon. Me Fabio Canavaron në stol, Hoxha është aktivizuar në dy testet e fundit si titullar, madje duke gjetur edhe rrugën e rrjetës. Pas super golit që shënoi kundër Shakhtar, Hoxha realizoi një tjetër gol shumë të bukur në miqësoren kundër Lek Pozan.

Hoxha mori një top në qendër dhe me të majtën, me një diagonale perfekte dërgoi topin në rrjetë duke rikthyer ekipin e tij në avantazh. Këto dy gola janë shumë të rëndësishme për të në aspektin personal pasi këtë periudhë emri i legjionarit kuqezi po lakohet për një transferim të mundshëm në Serie A.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat