Pas prezantimit të krerëve të rinj të Policisë në qarqe, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ju ka tërhequr vëmendjen ende pa marrë detyrën.
Porositë e tij kanë qenë të prera dhe të qarta, duke filluar që nga heqja dorë te ndjekja e rasteve si riparime të vogla në banesat në fshat dhe deri tek masakra e Dobraçit.
Për drejtuesin e ri të Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, porosia ka qenë zbardhja e masakrës me katër të vrarë.
“Shkodra duhet të zbardhet plotësisht dhe para drejtësisë duhet të dërgohen autorët.
Edhe çdo ngjarje e vogël që nuk bën lajm e bujë duhet të marrë vëmendjen e duhur nga policia.
Duhet të marrin fund praktikat e ndodhura në fshat që qytetarët ngacmohen nga punonjës të papërgjegjshëm për riparimin e një palë shkallësh apo një avllie, policia ka mision tjetër”, ka thënë Hoxha.