back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetHumor te “Ligjet”/ Deputeti i PD-së: Ku është kryeministri, ta puthim njëherë

Humor te “Ligjet”/ Deputeti i PD-së: Ku është kryeministri, ta puthim njëherë

Deputeti i Partisë Demokratike, Samir Korreshi, ka ironizuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, duke komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjet e këtij komisioni.

Korreshi, me tone humoristike, u shpreh se kryeministri nuk është paraqitur ndonjëherë në Komisionin e Ligjeve dhe se, sipas tij, tashmë “i ka marrë malli” për të.

“Ore, meqë na ka marrë malli për atë kryeministrin, nuk e kemi parë ndonjëherë, ta puthim se na mori malli o burrë i dheut”, – tha Korreshi, duke iu drejtuar kryetarit të Komisionit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në përgjigje, Manja reagoi me një batutë, duke e marrë me sportivitet ironinë e deputetit demokrat.

“Ju lutem, se edhe po erdhi ai, ti nuk e mbërrin dot”, – iu përgjigj Manja, mes të qeshurash në sallë.

Shkëmbimi i batutave mes dy deputetëve solli një moment humori gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, i cili zakonisht karakterizohet nga debate të ashpra politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat