back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaHundozi: RTK kërkon kredi nga Qeveria për tejkalimin e situatës financiare

Hundozi: RTK kërkon kredi nga Qeveria për tejkalimin e situatës financiare

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i ka njoftuar të premten punëtorët e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare.

Mirëpo, Hundozi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se menaxhmenti i RTK-së i është drejtuar Ministrisë së Financave për një kredi, me qëllim tejkalimin e situatës financiare, teksa ka shprehur shpresën se shumë shpejt ajo do të realizohet.

“Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes.  Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit. Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë”, ka shkruar Hundozi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat