Një ditë pas operacionit të urdhëruar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është bërë publik arrestimi i Enea Kumes, i cili rezulton të jetë vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume.
Pas arrestimit ka dalë edhe foto e Enea Kumes, e cila po bën xhiron e mediave.
Enea Kume akuzohet për tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalzit, një çështje që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut për shkak të lidhjes familjare me një figurë politike.
Nga ky operacion janë lëshuar gjithsej 9 masa sigurie, prej të cilave 3 janë ekzekutuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar të gjitha përgjegjësitë dhe për të sqaruar rolin e të përfshirëve në këtë çështje. Autoritetet njoftojnë se procedurat ligjore po respektohen dhe çdo i dyshuar do të trajtohet sipas ligjit.