back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosova“I keni duart me gjak”/ Qytetarët shprehin revoltën ndaj Gjykatës së Gjilanit...

“I keni duart me gjak”/ Qytetarët shprehin revoltën ndaj Gjykatës së Gjilanit pas vrasjes së trefishtë

Në qytetin e Gjilanit, qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën e 10 gushtit.

Para ndërtesës së Gjykatës së Gjilanit dhe në muret e saj u vendosën mbishkrime të ndryshme nga qytetarët.

“I keni duart me gjak”, “fajdexhia i fort e gjykatës shumë”, “qendra e fajdeve”, “gjykata në shërbim të fajdexhive”, ishin disa nga mbishkrimet që janë vendosur.

Ky reagim vjen pas vrasjes së trefishtë dhe ngjarjeve tjera të dhunshme në Gjilan, që kanë tronditur thellë komunitetin dhe kanë ngjallur shqetësim të madh për sigurinë publike.

Institucionet e drejtësisë dhe policia janë nën presion të lartë për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të garantuar që autorët të marrin dënimin meritor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat