Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i njohur, u shpreh se është mahnitur nga paraqitja e PSG, në suksesin 3-1 ndaj Aston Villa.
“Kam mbetur i mahnitur nga golat që pamë dhe momentet e teknikës së shkëlqyer të lojtarëve të PSG-së, por edhe më shumë nga aftësia e tyre për të rikuperuar topin dhe për ta mbajtur atë
“PSG luajti me autoritetin e një skuadre që e ka fituar këtë turne disa herë, edhe pse nuk është kështu. Parizienët janë një skuadër që di si ta marrë maksimumin nga çdo lojtar dhe i dominon kundërshtarët, si në duelet një kundër një, ashtu edhe në lojën kolektive. Për mua, janë favoritët kryesorë për momentin, sidomos duke parë si i kanë menaxhuar ndeshjet ndaj Liverpool-it dhe si e dominuan këtë përballje ndaj Aston Villa”.