Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit sot në SPAK.
Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe për devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Pas daljes nga SPAK, Ndreca tha se ka kërkuar pushimin e menjëhershëm të kësaj çështje, teksa shtoi se nuk ka asnjë dëm ekonomik apo lidhje shkakësore për tu ngritur këto akuza.
“Nuk ka asnjë lidhje shkakësore, nuk ka asnjë dëm ekonomik për shtetin shqiptar.
Unë nuk e kuptoj se si kanë shkuar deri në pikën e ngritjes së një akuze, megjithatë unë i thash të gjitha argumentet dhe vlerësoj se gjykata do bëj një verifikim të drejtë.
Unë i kam me shkrim mund t’ua jap ti lexoni. E vërteta është se është një procedurë e kontrolluar nga çdo institucion i mundshëm i shtetit shqiptar për prokurimet publike”, – tha Ndreca.