back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniI vë fajin ChatGTP-së/ Kush është profesori italian që kërcënoi vajzën e...

I vë fajin ChatGTP-së/ Kush është profesori italian që kërcënoi vajzën e Melonit

Një profesor Italian i quajtur Stefano Addeo, ishte personi që kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres italiane, Giorgia Meloni. 65 vjeçari, i cili jep mësim në gjuhën gjermane në një shkollë në Napoli, bëri një postim të rëndë në rrjetet sociale për vajzën e mitur të Melonit.

“Uroj që Ginevra të ketë fatin e 14 vjeçares Martina Carbonaro që u vra nga i dashuri i saj”, shkroi ai.

Teksa ai është vënë nën hetim nga autoritetet italiane, fajin ia ka vënë Inteligjencës Artificiale, më konkretisht ChatGTP-së.

“Nuk isha unë, ishte Inteligjenca Artificiale. E pashë në televizor të premten që qeveria po distancohej nga lufta në Izrael. Pyeta ChatGPT-në për një mesazh kritikues ndaj Melonit dhe më doli ajo përgjigje. Më pas e postova”, ka deklaruar profesori.

I pyetur pse nuk e pa me kujdes atë që postoi, ai u përgjigj se “thjesht donte të publikonte diçka”. Më tej, ka shtuar se “ChatGPT është shumë më i rrezikshëm nga ç’mendojmë.”

“Unë jam katolik, mbroj të drejtat e kafshëve. Jam vegjetarian. Nuk mbështes politikat e Melonit, por kjo nuk më bën përgjegjës për atë mesazh.

Dua të mbyll të gjitha rrjetet sociale, ndihem i turpëruar, dua të mbyllem në shtëpi. Ka njerëz që më kanë hedhur domate para shtëpisë. Po më shohin si një monstër. Jam shumë i shokuar, kam bërë një gjë qesharake”, ka thënë ai.

Profesori italian nuk ka fëmijë dhe jeton me të ëmën e tij 90 vjeçare. Ai ka thënë se nëse do i jepet mundësia për një takim me kryeministren italiane, do t’i kërkojë falje.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat italiane, në postimet e tij të mëhershme kishte pak a shumë të njëjtën retorikë. Ka pasur edhe pastime që tanimë janë fshirë, ku ai uron që fëmijët e Melonit të kenë të njëjtin fat si fëmijët në Gaza.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat