Një 35-vjeçar, B.P, është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka vendosur lëndë plasëse në derën e banesës së Ardian Fierzës dhe biznesin e tij në muajin gusht dhe nëntor të këtij viti, në kryeqendrën e veriut.
Ndërkohë në pranga nga Policia e Shkodrës është vendosur motra e tij Lumturi Pllumbaj e cila akuzohet si bashkëpunëtore.
35-vjeçari, sipas Prokurorisë ka bashkëpunuar me motrën e tij, Lumturi Pllumbaj, 38 vjeç për marrjen e një shume parash nga Ardian Fierza, me të cilin kishte konflikt pronësie për angjencinë funerale.
Prokuroria e Shkodrës
“Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetases L. P.(R)., 38 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis”, informoi sot policia.
Gjatë kontrollit në banesën e Benard Pllumbaj, me precedent penal për armëmbajtje pa leje blutë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë.
Më 10 nëntor të muajit të kaluar, një sasi eksplozivi shpërtheu në orët e para të mëngjesit para banesës së Aridianit. Por kjo nuk ishte hera e parë pasi më 29 gusht 2024, një sasi eksplozivi u vu tek dera e agjencisë funerale në pronësi të Flora Fierza, e cila sapo ishte hapur. Pas kësaj ngjarje policia shpalli në kërkim një Benard Pllumbaj si autor i vendosjes së tritolit. Policia e Shkodrës informoi se shkak për vendosjen e tritolit ishte bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë,për veprime të mëtejshme, për Benard Pllumbaj për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, si dhe për Lumturi Pllumbaj për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.