back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaIbrahimaj: Monitorojmë 24/7 çmimet e karburanteve/ Bordi mund të ngrihet

Ibrahimaj: Monitorojmë 24/7 çmimet e karburanteve/ Bordi mund të ngrihet

Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se çmimet e karburanteve po ndiqen në kohë reale për të parandaluar rritjet e papritura.

“Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngritur alertin për rritjen e çmimit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervave, që të mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm,” tha Ibrahimaj.

Ministrja rikujtoi eksperiencën e krizës së karburanteve 2022-2023 dhe theksoi se për momentin nuk ka nevojë të ngrihet një bord për kontrollin e çmimeve, por nuk e përjashton mundësinë nëse situata përkeqësohet.

“Do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohen doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar si vijojnë marzhet. Nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por po ndiqim çdo ditë situatën,” shtoi Ibrahimaj.

Qeveria po vijon monitorimin e tregut të karburanteve për të parandaluar abuzimet dhe për të garantuar furnizimin e qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat