back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaILD hap hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

ILD hap hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas shqyrtimit të një ankese të regjistruar pranë institucionit.

Sipas njoftimit zyrtar, ILD bën të ditur se nga verifikimet paraprake kanë rezultuar dyshime të arsyeshme se gjyqtarja mund të ketë kryer veprime që përbëjnë shkelje disiplinore. Për këtë arsye është vendosur nisja e hetimit disiplinor, me iniciativë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe mbi bazën e ankesës së paraqitur.

Më herët, gjyqtarja Gjoka ka deklaruar pranë Këshilli i Lartë Gjyqësor se nuk ka pasur dijeni për një dënim të pretenduar në Greqi, çështje që ka qenë pjesë e diskutimeve publike lidhur me rastin.

Hetimi disiplinor pritet të sqarojë rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme, ndërsa në përfundim ILD do të vendosë mbi masat që mund të ndërmerren sipas ligjit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat