back to top
12.4 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaILD kërkon uljen me 40% të pagës për prokurorin Kledian Llaho

ILD kërkon uljen me 40% të pagës për prokurorin Kledian Llaho

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi seancën plenare ditën e enjte, 27 shkurt 2025, me pjesëmarrjen e EU 4 JUSTICE dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Mbledhja nisi me zhvillimin e seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor nr. 2363/50 prot., datë 30.12.2024, në ngarkim të magjistratit Kledian Llaho. Të pranishëm në sallë ishin përfaqësuesja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, znj. Daniela Sula dhe magjistrati.

Në përfundim të relatimit të raportit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40%, për një periudhë 1 vjeçare” dhe masën disiplinore plotësuese “Largimin nga detyra e kryetarit’.

Në vijim, Këshilli u njoh edhe me kërkesën e magjistratit, për të sjellë prova të  reja. Në përfundim, Këshilli vendosi të pranonte shqyrtimin e provave dhe vendosi caktimin e seancës tjetër dëgjimore më 17 mars, ora 10.00.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat