back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetIlir Meta dhe 21 Janari/ Berisha: Mund të dijë më shumë se...

Ilir Meta dhe 21 Janari/ Berisha: Mund të dijë më shumë se unë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi ngjarjet e 21 Janarit. Berisha u shpreh se Meta mund të ketë informacion më të gjerë se ai lidhur me atë çështje.

“Se di se çfarë di më shumë Meta se unë. Ai mund të ketë gjëra më të mëdha se unë,” tha Berisha, duke nënvizuar se Meta ka kryer verifikime të pavarura mbi materialet e publikuara.

Sipas tij, Meta ka dërguar regjistrimet në një institut serioz në Itali, ku sipas analizave të kryera, rezulton se “janë bërë copy-paste 28 herë nga Rama dhe Filip Çakulli”.

Berisha shtoi se shpreson që institucionet të trajtojnë me seriozitet maksimal zhvillimet e reja mbi çështjen e 21 Janarit:
“Shpresoj të merren me seriozitetin më të madh me këtë çështje,” tha ai.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment kur hetimet për 21 Janarin po rikthehen në fokus, dhe kërkesa e Metës ka hapur një debat të ri politik mbi atë ngjarje të rëndë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat