back to top
17.5 C
Tirana
E diel, 16 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Ilir Meta ka propozuar për në ministri bashkëshorten e biznesmenit”/ Rama hedh...

“Ilir Meta ka propozuar për në ministri bashkëshorten e biznesmenit”/ Rama hedh poshtë akuzat e SPAK për Veliajn

Kryeiministri Edi Rama ka marrë përsipër të komentojë dosjen e e Erion Veliaj.

Sipas tij më 400 faqe nuk ka prova, por vetëm një tregim të ndërlikuar me gjithfarë llok personazhesh.

Njëri prej tyre edhe biznesmeni Gentian Sula, për të cilin Rama ka thënë se bashkëshorten e tij e ka propozuar Ilir Meta si zv/ministre të Punës.

“Në 400 faqe roman nuk ka prova, vetëm një tregim shumë të ndërlikuar me gjithfarë lloj personazhesh por jo prova.

Aty thuhet se Veliaj ka bërë zv ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku.

Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë por të arrish në konkluzioni se zv ministrja është vendosur nga ai udhëtim e bën ose me shkollën e sigurimit të shtetit, ose ta kesh të provuar bisedën etj.

Zv ministrja është vendosur me kërkesë të ish kryetarit të Kuvendit kur ishim në koalicion.

Më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile, të cilën as nuk e njihja. Normal fare siç bëhen koalicionet dhe siç bëhen bisedat. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një akt-akuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë”, ka thënë Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat