back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaImami Ahmed Kalaja përballet i vetëm me drejtësinë/ Gjykata e ndan nga...

Imami Ahmed Kalaja përballet i vetëm me drejtësinë/ Gjykata e ndan nga të tjerët

Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin gjyqësor për dosjen penale që lidhet me ngjarjen e vitit 2022, ku u shpërndanë materiale me përmbajtje të dyshuar si nxitëse ndërfetare. Në qendër të këtij hetimi është edhe imami i njohur, Ahmed Kalaja.

Pas seancës së sotme, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj Kalasë nga dosja e përgjithshme. Ai akuzohet për veprën penale të “pengimit të zbardhjes së së vërtetës”, me dyshimet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike që konsiderohen të rëndësishme për hetimin.

Ndaj Kalasë do të zhvillohet një proces i veçantë gjyqësor, i pavarur nga pjesa tjetër e të akuzuarve. Imami nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.

Ndërkohë, pjesa tjetër e të hetuarve në këtë çështje është kaluar për gjykim, me akuzat që lidhen me nxitje të urrejtjes dhe përhapje të materialeve me përmbajtje ndërfetare të rrezikshme.

Ngjarja e vitit 2022 kishte ngjallur debat të gjerë publik, pasi shpërndarja e materialeve u konsiderua nga autoritetet si një akt që rrezikonte harmoninë ndërfetare në vend. Procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi rolin e secilit të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat