back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaInceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO jep në 19 dhjetor vendimin për...

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO jep në 19 dhjetor vendimin për Bllakon, Kokën dhe Zoton

Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit.

Vendimi per të pandehurit e inceneratorit të Fierit do të shpallet nga gjykata e apelit të posacëm me datë 19 dhjetor. Sot në seancë u paraqiten argumentat e mbrojtjes.

Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehur të tjerë për aferën. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

Për Bllakon, SPAK kërkoi 7 vite burg, por se mori pafajësi për akuzën “shpërdorimi i detyrës të funksionarit të lartë shtetëror” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat