back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaInceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO-së kthen dosjen për rigjykim

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO-së kthen dosjen për rigjykim

Apeli i GJKKO, ktheu sot për rigjykim me tjetër trupë gjykuese dosjen për inceneratorin e Fierit.

Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Engert Pellumbi, Miliana Muca dhe Dhimiter Lara.

Kjo është hera e parë që një dosje rikthehet për gjykim në GJKKO nga shkalla e dytë.

Më 25 shtator 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Fierit. Ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”. SPAK, kërkoi në Apel dhe dënimin e tij për veprën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Dënimet e GJKKO
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ish-deputet i PS-së, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.
Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg. (Në arrati)
Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.
Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.
Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
4 prej tyre iu konvertohet dënimi me Shërbim Prove
Regan Merdani, Administrator i ‘Froggy”sh.p.k, 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
Gentian Zifla, Administrator i ‘Itneg”sh.p.k 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
Sabina Cenameri, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg (pezullim dënimi, ka një fëmijë të mitur) shërbim prove
Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, përfundimisht me shërbim prove
Janë shpallur të pafajshëm nga GJKKO
Arben Dervishaj, Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit
Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y
Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat