back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaInceneratori i Tiranës/ Pse nuk është marrë i pandehur Erion Veliaj

Inceneratori i Tiranës/ Pse nuk është marrë i pandehur Erion Veliaj

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, iu përgjigj sot pyetjeve të deputetëve në Parlament lidhur me hetimet për aferën e inceneratorëve.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e pyeti Dumanin se përse tre inceneratorët nuk janë trajtuar në një dosje të vetme dhe përse nuk është marrë ende i pandehur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ajo kërkoi gjithashtu të dinte nëse ka përpjekje nga SPAK për ta trajtuar çështjen si një grup të strukturuar kriminal dhe nëse është marrë në konsideratë një dëshmi nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Në përgjigjen e tij, Dumani theksoi se:

“SPAK ka hetuar në kuadër të tre procedimeve penale 71 persona të të gjitha niveleve. Disa prej tyre janë me vendim të formës së prerë, disa janë ende në hetim dhe po hetohen persona të tjerë.”

Sa i përket pyetjes për kualifikimin si grup kriminal, kreu i SPAK sqaroi se:

“Për Elbasanin dhe Fierin, këto procedime kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe gjykatat i kanë gjetur të drejta kualifikimet ligjore të bëra nga SPAK.”

Në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës, Dumani shtoi se:

“Nuk kanë përfunduar hetimet paraprake. Çdo deklarim publik i z. Ahmetaj vlerësohet rast pas rasti. Për ne ai është fajtor për pastrimin e produkteve penale. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur.”

I pyetur nëse ndjen presion për të hetuar rastet e korrupsionit në nivelet e larta, Dumani u shpreh me vendosmëri:

“Nuk dorëzohem, ju bëj ballë sfidave. Do të vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të 9-vjeçarit, nëse na jep Zoti jetë.”

SPAK vijon hetimet për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pritet përfundimi i fazës paraprake për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat