Richard Hughes, kreu i Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore (OBR) në Mbretërinë e Bashkuar, ka dhënë dorëheqjen pas një incidenti që tronditi institucionin dhe tregjet financiare.
Hughes u kritikua ashpër pasi Raporti i Perspektivës Ekonomike dhe Fiskale, që përmbante parashikime buxhetore dhe të dhëna të ndjeshme për tregun, u publikua online para shpalljes zyrtare nga ministrja e Financave, Rachel Reeves.
Në një letër drejtuar kancelares dhe kryetares së Komitetit të Thesarit, Hughes e përshkroi ngjarjen si një “gabim teknik, por serioz” dhe tha se do të respektojë rekomandimet e hetimit të nisur nga vetë institucioni. Ai shtoi se do të qëndrojë në detyrë vetëm për aq kohë sa ka besimin e qeverisë.
Incidenti ka ngjallur shqetësime mbi menaxhimin e informacionit të ndjeshëm fiskal dhe besueshmërinë e OBR-së në Mbretërinë e Bashkuar.



