back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaIndividët marrin më shumë kredi/ Kreditimi për biznese bie

Individët marrin më shumë kredi/ Kreditimi për biznese bie

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më kursimtarë, duke rritur depozitat e tyre bankare. Sipas Bankës së Shqipërisë, kursimet totale arritën rreth 1.4 trilionë lekë, një rritje e ndjeshme krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Në lekë, kursimet arritën 665 miliardë lekë (6.8 miliardë euro), me një rritje prej 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërsa kursimet në valutë u rritën në 8.26 miliardë euro, me një rritje prej 8.3%, falë edhe prurjeve nga emigrantët dhe turizmi.

Ndërkohë, kreditimi i ekonomisë ka shënuar një ngadalësim të lehtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun 2025 arriti vlerën e 28.9 miliardë lekëve, një rënie prej 1.3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Nga totali, individët kanë marrë më shumë kredi, me një rritje 14%, duke arritur në 9.8 miliardë lekë, kryesisht për blerje të pasurive të paluajtshme dhe konsum personal. Ndërsa kreditimi për biznese ra në 19.1 miliardë lekë, duke shënuar një ulje krahasuar me një vit më parë.

Treguesit tregojnë një prirje të shqiptarëve drejt kursimit, ndërkohë që kreditimi i bizneseve ngadalësohet. Analistët vlerësojnë se ky fenomen pasqyron një kombinim të kujdesit financiar personal dhe një ekuilibri të ngadalësuar të ekonomisë private.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat